• среда, 14 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot me vranësira me shi të kohëpaskohshëm lokal

Mot me vranësira me shi të kohëpaskohshëm lokal

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) – Moti sot paradite do të jetë i vranët me shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 5 deri 11, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 17 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa paradite me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë Celsius. 

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike (DPHM), vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar jugore. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан