Mot kryesisht me diell me vranësira të vogla deri në mesatare
- Paradite nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësita të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor.
Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Paradite nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësita të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup, gjithashtu pritet mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi juglindor. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Temperatura minimale pritet të bie në 0 gradë, ndërsa maksimalja të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Sipas sinoptikëve, deri të mërkurën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë. Mëngjeset do të jenë më të ftohta me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Të enjten dhe të premten do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Foto: MIA arkivi