Mot i ndryshueshëm me vranësira me mjegull në lugina, prej nesër shi dhe më ftohtë
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, mot i ndryshueshëm dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.
DPHM njofton se moti i qëndrueshëm do të mbetet gjatë gjithë ditës së nesërme. Në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Drejt fundit të ditës dhe në ditët në vijim, nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht, do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale, në disa vende reshjeve të dendura. Për shkak të zbritjes së ajrit më të ftohtë nga veriu në male dhe në disa nga vendet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s