• четврток, 15 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut

Shkup, 18 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 24 gradë Celsius. 

Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të bie deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë Celsius. 

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët e fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga fillimi i javës së ardhshme përsëri do të ketë destabilizim të motit me reshje lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimave. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан