• четврток, 19 март 2026

Mot i ndryshueshëm me shi dhe borë, mëngjese më të ftohta me temperatura nën zero

Mot i ndryshueshëm me shi dhe borë, mëngjese më të ftohta me temperatura nën zero

Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Nesër në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor, gjë që do të kontribuojë në ulje shtesë të temperaturave, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Në ditët në vijim moti do të mbetet i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të ulen nën zero gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан