Mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në rajonet juglindore. Në viset malore reshjet do të jenë me borë dhe shi. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të rrëmbyeshme në rajonet juglindore. Në viset malore reshjet do të jenë me borë dhe shi. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
DPHM për nesër paralajmëron mot të ndryshueshëm me reshje të dobëta lokale të shiut. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Gjatë fundjavës, nën ndikimin e masës së lagështa jostabile ajrore do të ketë reshje të shiut të cilat kohë pas kohe, vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 30 litra në metër katror). Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë ftohje dhe reshje të cilat kryesisht do të jenë me borë. ab/
Foto: МIА arkivi