Mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm me erë të fuqishme veriore
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -4 deri 3 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm i ftohtë dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, paradite në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe e përeforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do ë zbresë deri -9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 2 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, pason periudha e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta dhe temperatura të mëngjesit t[ë cilat çdokund do të jenë nën zero. Të martën, temperaturat ditore vende-vende do të jenë nën zero, ndërsa nga e mërkura do të jenë në nritje graduale. Nga mesi i javës nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. ab/
Foto: MIА arkivi