• четврток, 17 октомври 2024

Moska e hodhi poshtë "Planin për fitore" të Zelenskit duke e karakterizuar si diktat nga SHBA-ja

Moska e hodhi poshtë

Moskë, 16 tetor 2024 (MIA) - Moska sot e hodhi poshtë "Planin për fitore" të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski për përfundim të luftës me Rusinë, duke e karakterizuar si diktat nga SHBA-ja.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se plani e zbulon gatishmërinë e Uashongtonit, Kievi të luftojë kundër Rusisë "deri në ukrainasin e fundit".

Ai tha se fundi i konfliktit do të jetë i mundur vetëm nëse Ukraina e njeh, siç tha, mungesën e perspektivës.

Zelenski sot e prezantoi "Planin e tij të fitores" para deputetëve ukrainas, duke kërkuar qasje urgjente në NATO dhe leje nga partnerët perëndimorë për përdorim të armëve me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve thellë në Rusi. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан