Ka vdekur gazetari Petar Xalev
- Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Shkup ka vdekur Petar Xalev, gazetar dhe redaktor shumëvjeçar i Radio-televizionit të Maqedonisë.
Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Shkup ka vdekur Petar Xalev, gazetar dhe redaktor shumëvjeçar i Radio-televizionit të Maqedonisë.
Xalev ka lindur në Manastir në vitin 1959. Ka diplomuar për gazetari në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup, ndërsa gjithë karrierën e tij e ka kaluar në Shërbimin publik të radiotelevizionit.
Petar Xalev ka qenë dëshmitar i ndryshimeve të shumta në shërbimin publik që nga pavarësia e shtetit. Ai do të mbahet mend ndër kolegët e tij për shpirtin e tij gazmor dhe kolegjial, profesionalizmin me gatishmërinë e përhershme për informim objektiv dhe në kohë të opinionit publik.
Varrimi i Petar Xalevit do të bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Butel. mb/
Foto: MIA