Mjegull në vendkalimet Strazhë, Gjavatë dhe Pletvar, në Krushevë dhe në rrugën Mavrovë-Hanet e Mavrovës
- Dukshmëria e zvogëluar për shkak të mjegullës është deri në 100 metra në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, deri në 30 metra në qafat malore Pletvar dhe në Krushevë dhe 15-20 metra në rrugën Mavrovë - Hanet e Mavrovës, njoftoi sonte LAMM.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëria e zvogëluar për shkak të mjegullës është deri në 100 metra në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, deri në 30 metra në qafat malore Pletvar dhe në Krushevë dhe 15-20 metra në rrugën Mavrovë - Hanet e Mavrovës, njoftoi sonte LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në fuqi është obligimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjes dimëtore në automjete.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
foto: MIA arkivi