• сабота, 21 февруари 2026

Mjegull në rrugët në Strumicë, Negotinë dhe Demir Kapi

Mjegull në rrugët në Strumicë, Negotinë dhe Demir Kapi

Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata herë pas here të lagështa. Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në afërsi të Gjevgjelisë, deri në 100 metra në Strumicë, Negotinë dhe Saramzalinë dhe deri në 150 metra në Demir Kapi, informon LAMM.

Të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e vendit tonë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: MIA

Остани поврзан