Mjegull në akset rrugore Tetovë-Gostiva, Kumanovë-Stracin dhe Saramtalino-Shtip
- Dukshmëri e ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 200 metra ka në disa akse rrugore Tetovë-Gostivar dhe Kumanovë-Shkup, ndërsa tek Saramzalino-Shtip deri në 100 metra, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 200 metra ka në disa akse rrugore Tetovë-Gostivar dhe Kumanovë-Shkup, ndërsa tek Saramzalino-Shtip deri në 100 metra, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s