Mjegull në akset rrugore Dibër - Strugë, Kumanovë - Kriva Pallankë dhe Veles - Katllanovë
- Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër - Strugë, Kumanovë - Kriva Palankë dhe Veles - Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër - Strugë, Kumanovë - Kriva Palankë dhe Veles - Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, vende-vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Foto: MIA