Mjegull ka në qafën malore Pletvarë, Gjavotë dhe qafën malore Krushevë, borë me intensitet të dobët në rrugën Kriva Pallankë - Deve Bair
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec - Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec - Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. qa/
Foto: Arkivi