• четврток, 17 октомври 2024

Mishel: Temë qendrore e Samitit të BE-së do të jetë Ukraina

Mishel: Temë qendrore e Samitit të BE-së do të jetë Ukraina

Bruksel, 16 tetor 2024 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës (KE), Sharl Mishel u dërgoi letër shefave të shteteve dhe qeverive për Samitin e nesërm të Bashkimit Evropian, në të cilin temë qendrore do të jetë Ukraina, por se do të bisedohet edhe për Lindjen e Afërt dhe për migrimet.

Mishel në letër thekson se gjatë Samitit, liderët e BE-së do të kenë mundësi ta dëgjojnë planin për fitore të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe se do të punojnë në hapat e ardhshlm për të ndërtuar konsensus për nismën paqësore të rrënjosur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ai shtoi se fokusi do të vihet edhe në angazhimin financiar të BE-së në ukrainë dhe shfaqi pritje se Unioni do ta përmbushë angazhimin e vet të dhënë në korrik të këtij viti së bashku me partnerët e G7-shit, të sigurojë rreth 45 miliardë euro deri në fund të vitit për mbështetje të nevojave ushtarake, buxhetore dhe rikonstruuese të Ukrainës. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан