Misajlovski në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel
- Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot do të marrë pjesë në takimin në nivel të ministrave të mbrojtjes të këshillit Veriatlantik të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.
Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, sot do të marrë pjesë në takimin në nivel të ministrave të mbrojtjes të këshillit Veriatlantik të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.
"Ministri Misajlovski së bashku me kolegët ministra të mbrojtjes të vendeve aleate, gjatë takimit do të diskutojnë për disa tema mes të cilave edhe investime në mbrojtje sipas vendimeve të fundit nga Samiti në Hagë, plotësimi i objektivave të aftësisë, përforcimi i mbrojtjes, kontributi në operacionet e udhëhequra nga NATO si dhe për sfidat aktuale të sigurisë", informon Ministria e Mbrojtjes. sa/
foto: MIA arkivi