Misajllovski: Procesi i zgjerimit të BE-së po zgjat shumë
- Procesi i zgjerimit po zgjat shumë dhe disa vende duhet të hyjnë sa më shpejt. Kjo është thënë me vite, një dritare mundësie ka, por vazhdimisht thuhet se duhet të bëjmë diçka shtesë. Por, kryeministri vazhdimisht thekson atë që është bërë në këto 30 vjet, kështu që ne jemi ende në dhomën e pritjes, tha në "Top Tema" në televizionin Sitell ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.
Shkup, 16 shkurt 2026, (MIA) - Procesi i zgjerimit po zgjat shumë dhe disa vende duhet të hyjnë sa më shpejt. Kjo është thënë me vite, një dritare mundësie ka, por vazhdimisht thuhet se duhet të bëjmë diçka shtesë. Por, kryeministri vazhdimisht thekson atë që është bërë në këto 30 vjet, kështu që ne jemi ende në dhomën e pritjes, tha në "Top Tema" në televizionin Sitell ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski.
Një nga temat kryesore në BE është politika e sigurisë, dhe këtu bashkohen integrimet dhe politika e sigurisë, thotë Misajllovski.
"Një nga temat kryesore që tani është e hapur në BE është politika e mbrojtjes. Të kemi një politikë të përbashkët sigurie në një investim të përbashkët. Ne si Ministri dhe unë si ministër e ngremë vazhdimisht këtë çështje sepse këtu bashkohen integrimet evropiane me një politikë të përbashkët sigurie dhe ne jemi të hamonizuar me atë politikë sigurie", thotë ministri.