• четврток, 16 април 2026

Miratohet Strategjia për arsim 2026-2032

Miratohet Strategjia për arsim 2026-2032

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është miratuar  Strategjia për arsim 2026-2032  dhe Plani i veprimit për zbatimin e tij.

"Strategjia në muajt e fundit është përpunuar përmes një debati të gjerë, me pjesëmarrjen e faktorëve të shumtë - Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, ETF, Oda Ekonomike, Ambasada Zvicerane, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Zhvillim të Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror Arsimor, profesorë universitar, sektori joqeveritar. Grupin e punës e përbëjnë mbi 100 anëtarë të nominuar nga palë kyçe të interesuara, u organizuan katër konferenca kombëtare me më shumë se 500 pjesëmarrës, ndërsa nga ana e ekspertëve të angazhuar u zbatuan konsultime me mbi 500 të anketuar", citon MASH në postim.

Dokumenti fokusohet në zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor, përfshirje në arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimin e formulave të reja për financim të shkollave, përmirësimin e infrastrukturës, optimizimin e rrjetit shkollor dhe vendosjen e punës me një ndrrim, zbatimi i konceptit të ri të maturës, zhvillimi dhe promovimi i arsimit joformal dhe rregullorja e tij ligjore në arsimin e lartë dhe shkencë. sa/

Foto: printskrin

Остани поврзан