Minçev: Ligji për pozita të larta udhëheqëse vendos sistem merit dhe i jep fund partishmërisë
- Pas reagimeve të para të opinionit dhe sektorit joqeveritar me Propozim-ligjin për pozitë të lartë udhëheqëse, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se bëhet fjalë për një masë reformuese thelbësore dhe të shumëpritur e cila vendos rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin publik.
Shkup, 9 shkurt 2026(MIA) - Pas reagimeve të para të opinionit dhe sektorit joqeveritar me Propozim-ligjin për pozitë të lartë udhëheqëse, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se bëhet fjalë për një masë reformuese thelbësore dhe të shumëpritur e cila vendos rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi në sektorin publik.
"Ky ligj është në agjendën reformuese të shtetit më shumë se shtatë vjet. Për herë të parë ofrohet një zgjidhje e qartë dhe e zbatueshme që përfshin funksionet e menaxhimit dhe ekzekutivit në rreth 100 institucione dhe vendos kritere transparente dhe procedura për zgjedhje", thesko Minçev mbrëmë në një intervistë për TV Sitel.
Ai sqaroi se Propozim-ligji është përgatitur nga një grup pune ndërdepartamental, të udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike, me pjesëmarrjen e sekretariatit të përgjithshëm, Kabinetit të kryetarit të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.
"Ligji ka të bëjë vetëm me drejtorët, zëvendësdrejtorët, anëtarët e bordeve drejtuese dhe sekretarët shtetëror, të cilët janë shtytës të stabilitetit institucional dhe vazhdimësisë në punën e institucioneve. Risitë kyçe janë përmbajtur në tre pika: vendosja e një sistemi merit në procedurë dhe kritere të qarta për zgjedhje, racionalizim të bordeve drejtuese dhe rregullim i reptë i funksioneve të u.d.", deklaroi ministri.
Minçev theksoi se numri i anëtarëve në bordet drejtuese do të kufizohet në maksimum tre, me çka bëhen kursime të mëdha në buxhetin shtetëror dhe ndërpritet praktika e deritanishme e organeve qeverisëse jofunksionale dhe organeve të tepërta drejtuese.
"Me këtë ligj i jepet fund edhe keqpërdorimit të funksioneve si u.d., të cilët me vite janë shfrytëzuar si mekanizëm për të anashkaluar zgjidhjet sistematike. Në vend të zgjidhjeve të përkohshme dhe politike, vendosim një procedurë të qartë, ligjore dhe profesionale", theksoi ai.
Minçev theksoi se qëllimi i ligjit është krijimi i një administrate publike profesionale, të departizuar dhe efikase, në të cilën avancimi do të themelohet vetëm në njohuri, përvojë dhe rezultate. sa/
Foto: MAP