• четврток, 25 декември 2025

Ministrja Spiropali për vizitë zyrtare në Shkup

Ministrja Spiropali për vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të jetë nikoqir i ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare.  

Mucunski dhe Spiropali do të zhvillojnë takim ku do të diskutohet për situatën aktuale politike në të dy vendet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. 

Pas takimit tet-a-tet ndërmjet dy ministrave dhe takimit dypalësh midis delegacioneve të dy ministrive, Mucunski dhe Spiropali do të mbajnë konferencë për media. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан