• петок, 03 април 2026

Ministrja franceze e Ushtrisë, Alis Rufo: NATO nuk është parashikuar për operacioneve në Ngushticën e Hormuzit

Ministrja franceze e Ushtrisë, Alis Rufo: NATO nuk është parashikuar për operacioneve në Ngushticën e Hormuzit

Paris, 1 prill 2026 (MIA) - NATO është aleancë ushtarake që e siguron rajonin euroatlantik dhe nuk është e disenjuar që të zbatojë operacione në Ngushticën e Hormuzit që do ta shkelnin ë drejtën ndërkombëtare, deklaroi sot ministrja franceze e Ushtrisë, Alis Rufo.

"Do t'ju përkujtoj se çka është NATO. Ajo është aleancë që merret me sigurinë e rajonit euroatlantik. Nuk është dedikuar që të zbatojë operacione në Ngushticën e Hormuzit, që do të paraqiste shkelje të së drejtës ndërkombëtare", tha Rufo në konferencën "Lufta dhe paqja" në Paris, transmetojnë mediat amerikane.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Tramp në intervistë për gazetën britanike "Dejli Telegraf" deklaroi se seriozisht e shqyrton mundësinë për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja.

Si shkak kryesor për hap të tillë, Trampi e përmendi refuzimin e aleatëve në Aleancë për t'i përkrahur SHBA-në në luftën e përbashkët me Izraelin kundër Iranit. Ai përsëri e përdori termin e tij të përshkruar për NATO-n, duke e quajtur organizatën "tigër nga letra".

Sipas gazetës, ky është deri tani sinjali më i qartë se Shtëpia e Bardhë më nuk e konsideron Evropën për partner të sigurt në mbrojtje.

Tensionet eskaluan pasi aleatët e kanë refuzuar kërkesën e Trampit për dërgesën e anijeve ushtarake që të mundësohet hapja e Ngushticës së Hormuzit, e cila u bllokua nga Irani si përgjigje të fushatës ushtarake izraelito-amerikane, të filluar më 28 shkurt të këtij viti. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан