• вторник, 13 јануари 2026

Ministria e Punëve të Jashtme me një set aktivitetesh për rritjen e bashkëpunimit tregtar, në vizitat shtetërore do të sillen edhe përfaqësues të sektorit të biznesit

Ministria e Punëve të Jashtme me një set aktivitetesh për rritjen e bashkëpunimit tregtar, në vizitat shtetërore do të sillen edhe përfaqësues të sektorit të biznesit

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme fillon me një set aktivitetesh, të cilat do të orientohen drejt intensifikimit të bashkëpunimi tregtar, tërheqje të investitorëve të huaj dhe rritje të eksportit. Tshmë në gjysmën e parë të vitit është planifikuar vizita në Marok  dhe Arabinë Saudite si vende që kanë potencial serioz për bashkëpunim.

Qëllimi është që gjatë një pjese të vizitës së kreut shtetëror nga shteti të jenë të pranishzëm edhe përfaqësues të bashkësisë afariste, të cilët do të kenë mundësi për takime të drejtpërdrejta dhe vendosje të kontakteve për bashkëpunim me kompani nga shtete tjera.

Gjatë javës janë planifikuar takime të këtilla edhe me odat ekonomike dhe me bashkësitë më të mëdha afariste në vend.

Nga "Maqedonia 2025" e përshëndesin nismën e këtillë të Ministrisë duke theksuar se eksporti është komponentë kyçe për rritjen ekonomike të vendit.

"Duhet të rritet numri i kompanive që eskportojnë, por edhe ato që janë kompani të suksesshme të kenë mbështetje të realizojnë aktivitete më të mira eksportuese. Orientimet duhet të jenë produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë me vlerë të rritur, e cila në fund do të rezultojë me rritje të zmadhuar ekonomike", deklaroi Vasko Kronevski, zëvendës-skryetar dhe anëtar i Bordit të "Maqedonia 2025". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан