• среда, 01 април 2026

Ministria e Mjedisit Jetësor paralajmëroi kontrolle të intensifikuara, regjistër të ndotësve dhe përgatitje për ligje të reja

Ministria e Mjedisit Jetësor paralajmëroi kontrolle të intensifikuara, regjistër të ndotësve dhe përgatitje për ligje të reja

Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot paralajmëroi një pako masash të përforcuara me të cilin do të forcohet kontrolli mbi ndotjen industriale dhe do të përmirësojnë menaxhimin e resurseve natyrore, me çka fokusi, siç u theksua, zhvendoset te institucionet dhe operatorët industrial. Vend kryesor mban vendosja e Regjistrit të ndotësit, një sistem i ri që do të mbledhë të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme mbi emetimet, konsumin e energjisë, ujit dhe lëndëve të para, si dhe transferimet e mbeturinave - një instrument që sipas Ministrisë do të jetë çelësi për transparencë dhe rritjen e llogaridhënies së të gjithë mbajtësve të lejeve ekologjike A-të integruara.

Siç informoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, Ligji i ri për emetimet industriale do të hyjë në fuqi në shtator 2027. Në periudhën që vijon, ministria do të organizojë takim me të gjithë operatorët që posedojnë leje A-të integruar me qëllim informimin në kohë dhe përgatitjen për detyrimet e reja. Ai gjithashtu paralajmëroi debat publik për licencën e re për "Usje"-n, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit.

"Laboratori shtetëror po ekipohet. Është tejkaluar pengesa për punësime të reja, është angazhuar një person dhe pritet të angazhohet edhe një tjetër", tha ministri.

Një nga masat kryesore që përgatitet është Regjistri i ndotësve i cili do të jetë gjithashtu temë në takimin me operatorët industrial në prill. Regjistri do të përmbajë të dhëna mbi emetimet e ndotësve, transferimet e mbeturinave, energjinë, ujin dhe konsumin e lëndëve të para dhe do të ofrojë informacion të krahasueshëm dhe të besueshëm.

"Kjo nuk është vetëm zgjidhje teknike, por një mekanizëm për rritjen e përgjegjësisë për të gjithë ata që kanë leje të integruar ekologjike", ka thënë ai.

Për më tepër, ministria sqaroi se regjistri do të përfshijë matje që do të dorëzohen nga vetë industritë.

Hoxha theksoi se institucionet po punojnë edhe në masa për të ulur ndotjen nga ngrohja. Në 21 objekte publike është ndërruar tashmë sistemi i ngrohjes, si pjesë e një procesi më të gjerë që duhet të përfshijë rreth 70 objekte. Paralelisht, ai kujtoi se masa për subvencionimin e kondicionerëve inverter është gjithashtu aktive me të cilin 4.700 amvisëri do të marrin pajisje me efikasitet më të lartë energjetik.

Ministri paralajmëroi debat mbi Kënetën e Belçishtës si zonë e mbrojtur dhe debat publik mbi Ligjin e natyrës i cili do të publikohet në ENER.

"Të gjithë duhet të kemi rol në vendimet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor", theksoi ministri.

Ai shtoi se ligjet për Kënetën e Studençishtës dhe Liqenin e Ohrit së shpejti do të hyjnë në procedurë qeveritare.

Qendrat rajonale të mbeturinave po funksionojnë sipas dinamikës së paraparë, paralelisht po përgatiten tenderë për qendrat e reja rajonale.

"Së pari do të fillojmë me Novacin dhe Rusinon, në vijim është procedura për Sveti Nikollën", tha ministri.

Sistemi i kolektorëve në Shkup, procedura e mëparshme e të cilit IPA 2 u ndërpre për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit, tani po vazhdon me financim nacional. Procedura e tenderit për përfundimin e 900 matësve të mbetur është në proces, ndërsa impianti i trajtimit është në ndërtim e sipër dhe duhet të përfundojë deri në vitin 2029.

"Pas lëshimit në përdorim, çmimi i ujit mund të rritet, pasi kostoja e trajtimit të ujërave të zeza do të llogaritet përmes faturave nga Ujësjellësi nën juridiksionin e pushtetit lokal", informuan në brifing.

Për deponinë e vogël në Ohis është formuar fond pastrimi ndër-partnerial. Deri më tani, tre nga pesë pishina janë pastruar dhe vlerësimet janë se ka deri në 1.000 ton mbeturina me heksaklorocikloheksan (HCH) dhe tokë të kontaminuar shtesë.

"Marrëveshja për fonde shtesë është nënshkruar tashmë, ndërsa dokumentacioni i tenderit është duke u përgatitur. Qeveria ka arritur në përfundim për të siguruar fonde për tre vitet e ardhshme", theksuan ata.

Lidhur me rishpalljen e Parkut nacional të Mavrovës, u informua se pas më shumë se 40 vite, Mavrova po përgatitet për rishpallje. Procedura është para një debati publik, studimi është gati, ndërsa po analizohet në mënyrë shtesë segmenti i mbrojtjes së rreptë.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Ivana Ginovska në brifing informoi se janë kryer 366 inspektime, janë lëshuar 108 vendime dhe janë iniciuar gjoba prej mbi 450.000 euro.

Në mars në "Usje" është bërë edhe një inspektim i jashtëzakonshëm me matje të metaleve të rënda. Rezultatet priten në ditët në vazhdim.

Foto: MIA

Остани поврзан