• петок, 20 февруари 2026

Ministri Sali në takim me ambasadorin çek Ludva: Mbështetje për reformat dhe integrimin evropian

Ministri Sali në takim me ambasadorin çek Ludva: Mbështetje për reformat dhe integrimin evropian

Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva. Në takim u diskutua integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe prioritetet që lidhen me Agjendën e Reformave dhe procesin e anëtarësimit, informuan nga MÇE. 

Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë për ofrimin e rezultateve konkrete, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

"Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Republika Çeke për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha që lidhen me procesin e anëtarësimit, shkëmbimin e përvojave, shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe forcimin e kapaciteteve institucionale", theksohet në kumtesën e MÇE-së. 

Në takim u theksua edhe bashkëpunimi i deritanishëm përmes instrumenteve evropiane, si dhe mbështetja e Republikës Çeke përmes projekteve të ndryshme me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetet lokale. 

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi gatishmërinë e Ministrisë për Çështje Evropiane për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. rq/

Foto: MÇE

Тагови

Остани поврзан