Ministri Ljutkov do ta paralajmërojë Panairin për turizëm - amvisëri rurale
- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot në konferencë për shtyp do ta paralajmërojë Panairin e ardhshëm për turizëm-amvisëri rurale në Maqedoni që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup.
Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot në konferencë për shtyp do ta paralajmërojë Panairin e ardhshëm për turizëm-amvisëri rurale në Maqedoni që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup.
Në konferencën për shtyp do të flasin edhe drejtori i Institutit të Bujqësisë - Shkup, Dushko Nedelkovski, ambasadori i Sllovenisë, Gregor Presker, si dhe zëvendës shefi i misionit në Ambasadën e Zvicrës, Mihal Harari.
Do të prezantohen objektivat, programi dhe vlera e Panairit për turizëm, me theks të veçantë në zhvillimin e turizmit rural, mbështetjes së amvisërive rurale dhe prodhuesve vendor të produkteve organike, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë fushë.
Panairi nesër dhe pasnesër, më 31 janar dhe 1 shkurt, në një vend do t'i bashkojë historitë më autentike rurale nga Maqedonia, do t'i afrojë turizmin rural dhe me përvojë te opinioni më i gjerë dhe do të tregojë se udhëtimi nuk është vetëm destinacion, por edhe përjetim, lidhshmëri dhe pjesëmarrje në jetën e përditshme në fshat.
Është parashikuar program i pasur i destinuar për vizitorët vendas dhe të huaj, profesionistët turistik, familjet dhe për të gjithë adhuruesit e përjetimeve rurale autentike, ndërsa hyrja është falas.
Panairi për turizëm - amvisëri në mjediset rurale është organizuar nga "Dhoma Publike"-Shkup, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Instituti i Bujqësisë-Shkup, Ambasada e Republikës së Sllovenisë dhe Programi zviceran për rritjen e punësueshmërisë së tregut - IME. sa/
foto: Dhoma publike"