• вторник, 17 март 2026

Ministri kroat i Punëve të Jashtme Radman nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

Ministri kroat  i Punëve të Jashtme Radman nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

 Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nesër dhe pasnesër do të presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë Gordan Gërliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Siç inforojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të dy ministrat do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe sektorial, si dhe për integrimin evropian të vendit dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojës së Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 Në fokusi do të jenë edhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, çështjet rajonale dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан