• среда, 14 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri izraelit propozoi okupim të plotë të Gazës

Ministri izraelit propozoi okupim të plotë të Gazës

Tel Aviv, 20 prill 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç, ultra i djathtë, sot bëri ka bërë thirrje për pushtim të plotë të Rripit të Gazës dhe nëse "është e nevojshme" - administratë ushtarake.

Smotriç, nga partia e ekstremit të djathtë të Cionizmit fetar, theksoi se duke vepruar kështu ai e ka mbështetur mesazhin e kryeministrit Benjamin Netanjahu se lufta nuk duhet të përfundojë pa humbjen e plotë të Hamasit dhe largimin e asaj organizate islamike palestineze nga Gaza.

"Kjo është një mënyrë për të garantuar sigurinë tonë dhe për të kthyer shpejt pengjet", i shkroi ai X.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha sot se Izraeli "nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të luftojë në Gaza", duke shtuar se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të shkatërrohet, pengjet të lirohen dhe territori të mos jetë më një kërcënim për Izraelin.mb/

Foto: MIA

Остани поврзан