Ministri britanik i Shëndetësisë, Striting dha dorëheqje
- Ministri britanik i Shëndetësisë, Ues Striting ka dhënë dorëheqje sot duke theksuar se ka humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Kir Starmer.
Londër, 14 maj 2026 (MIA) – Ministri britanik i Shëndetësisë, Ues Striting ka dhënë dorëheqje sot duke theksuar se ka humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Kir Starmer.
"Tani është e qartë se nuk do ta udhëhiqni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe se deputetët e Partisë Laburiste dhe sindikatat e lidhura me të duan debat rreth asaj që duhet të jetë një përplasje idesh, jo personalitetesh apo beteja të vogla brendapartiake. Ky debat duhet të jetë i gjerë dhe duhet të përfshijë kandidatët më të fortë të mundshëm. E mbështes këtë qasje dhe shpresoj se edhe ju do ta mbështesni atë", ka thënë Striting në letrën e botuar në platformën “Iks”.
Vazhdon presioni mbi Starmerin për të dhënë dorëheqje si kryeministër pas rezultateve katastrofike të Partisë Laburiste në zgjedhjet në Angli, Skoci dhe Uels të mbajtura javën e kaluar.
Foto: EPA