• среда, 01 април 2026

Ministri Andonovski në aeroportin e Shkupit e priti presidentin malazez, Jakov Milatoviq

Ministri Andonovski në aeroportin e Shkupit e priti presidentin malazez, Jakov Milatoviq

Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në aeroportin e Shkupit e ka pritur presidentin e Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidenti Milatoviq qëndron për vizitë zyrtare në vend me ftesë të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

"Gjatë dy ditëve të ardhshme, presidenti Milatoviq do të realizojë disa takime bilaterale me kreun shtetëror të Maqedonisë së Veriut, dedikuar përforcimit të bashkëpunimit, me fokus në zhvillimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian", thonë nga Ministria.

Vizita, thonë prej aty, paraqet konfirmim për marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe për përkushtimin e përbashkët ndaj avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe ardhmërisë evropiane. bsh/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

Остани поврзан