• петок, 17 април 2026

Ministrat e G7 me apel për SHBA-në për depërshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Ministrat e G7 me apel për SHBA-në për depërshkallëzimin në Lindjen e Mesme

Paris, 27 mars 2026 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G7 në takimin në manastirin Vo de Serne në afërsi të Parisit, qartë e shprehën qëllimin e tyre ta nxisin Uashingtonin drejt depërshkallëzimit në Lindjen e Mesme, njëkohësisht duke theksuar se mbështetja për Ukrainën duhet të mbetet prioritet.

Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot i'u bashkangjit kolegëve pas turneut të tij të parë të huaj pasi SHBA dhe Izraeli e sulmuan Iranin më 28 shkurt. Para mbërritjes, Rubio tha se është në interesin kombëtar të vendeve të G7 të ndihmojnë në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Teherani e mban nën bllokadë pothuajse një muaj.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kalas paralajmëroi se luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme janë "ngushtë të lidhura", duke theksuar se Rusia i ndihmon Iranit me të dhëna të inteligjencës për sulme ndaj objektivave amerikane. Qëndrim të ngjashëm pati edhe ministri francez Zhan-Noel Baro, ndërsa homologët e tij gjerman dhe kanadez Johan Vadeful dhe Anita Anand, bënë thirrje për qartësi në qëllimet amerikane dhe mbështetjen kolektive për zgjidhje diplomatike.

Në takim u diskutua edhe për përgjigjen iraniane të planit paqësor të Donald Trampit, si dhe për sigurinë bërthamore në Ukrainë. Ministri Baro njoftoi se G7 do të luajë rol udhëheqës në mbledhjen e 500 milionë eurove për sanimin e sargofagut mbrojtës në Çernobil, në koordinim me BERZH. sa/

foto: EPA

Остани поврзан