• петок, 15 мај 2026

Minatorët në "Trepça", pas 16-të orësh dolën mbi tokë

Minatorët në

Prishtinë, 14 maj 2026 (MIA) - Tetëmbëdhjetë minatorë, të cilët 16-të orë mbetën të ngujuar në zgafellën e minierës së Kosovës "Trepça" për shkak të problemeve të mëdha teknike në furnizimin me energji elektrike, dolën mbi tokë.

Asnjëri nga minatorët nuk u lëndua. Ata dolën nga miniera pasi furnizimi me energji elektrike u rikthye për një kohë të shkurtër.

Paraprakisht, kryetari i Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi deklaroi se fillimisht në minierë u bllokuan 40 persona, por 22 prej tyre arritën të dalin mbi tokë. sa/

foto. MIA arkivi

Остани поврзан