• понеделник, 16 март 2026

Minçev - Rokas: Përforcim i merit-sistemit dhe përgjegjësi institucionale

Minçev - Rokas: Përforcim i merit-sistemit dhe përgjegjësi institucionale

Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Proceset vijuese në administratën publike dhe harmonizimi i mëtejshëm me standardet dhe parimet evropoiane të menaxhimit të mirë, ishin temat në takimin e sotëm të ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev dhe euroambasadorit, Mihalis Rokas.

Ministria e Administratës Publike njoftoi se në kuadër të bisedave janë shqyrtuar më shumë ligje sistematike me rëndësi kyçe për funksionimin e administratës: Ligji për udhëheqësit e lartë të organeve të drejtorisë shtetërore dhe fondet, me fokus në mendimet e parashtruara dhe rekomandimet e SIGMA-s, Ligji për nëpunësit administrativë dhe Ligji për të punësuar në sektorin publik, Ligji për organizim dhe punë të organeve të adimistatës shtetërore, si dhe Ligji për Qeveri. 

Në takimin janë këmbyer qëndrime rreth nevojës për kornizë të qartë, të parashikueshme dhe të qëndrueshme normative, që do të sigurojë profesionalizëm, stabilitet dhe përgjegjësi institucionale.

Theks i posaçëm është vendosur në përforcimin e merit-sistemit, transparencës dhe llogaridhënies në institucione, si dhe në rëndësinë e përkrahjes eksperte në procesin e krijimit të zgjidhjeve cilësore ligjore.

Ministri Minçev e ka theksuar përcaktimin për dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv me Bashkimin Evropian në drejtim të thellimit të reformave.

"Mbetemi konsekuent në angazhimin tonë për krijimin e administatës profesionale dhe efikase, departizimin e plotë dhe të themeluar në rregulla të qarta, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Përkrahja dhe qëndrimet eksperte nga Bashkimi Evropian paraqesin hap të rëndësishëm ndaj krijimit të zgjidhjeve që do të sigurojnë qëndrueshmëri afatgjate dhe besim të rritur në institucione", ths ministri Minçev. bsh/

Foto: Ministria e Administratës Publike

Остани поврзан