• петок, 20 февруари 2026

Milloshoski-Miljaniq: përparim i ndërsjellë i dialogut politik dhe bashkëpunimit

Milloshoski-Miljaniq: përparim i ndërsjellë i dialogut politik dhe bashkëpunimit

Shkup, 19 shkurt 2026 (MIA) - Marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale, bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe mbështetjen e ndërsjellë u konfirmuan në takimin e sotëm të nënkryetarit të Kuvendit, Antonio Milloshoski me ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, e theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të dialogut politik dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takim gjithashtu u theksua përkushtimi i përbashkët i vendeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të zbatimit të proceseve reformuese. ls/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

Остани поврзан