• четврток, 19 март 2026

Milloshoski - Leksman: Anëtarësimi në BE është i dobishëm për të dyja palët për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit dhe të Evropës në tërësi

Milloshoski - Leksman: Anëtarësimi në BE është i dobishëm për të dyja palët për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit dhe të Evropës në tërësi

Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Millososki, sot u takua me Miriam Leksman, deputete e Parlamentit Evropian. Në takim mori pjesë edhe deputetja, Rashela Mizrahi.

Siç raportoi shërbimi parlamentar për shtyp, vizita në Kuvendin e Maqedonisë u shfrytëzua për diskutime në lidhje me marrëdhëniet politike në rajon dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan së bashku se anëtarësimi në BE është i dobishëm për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Rajonit dhe të Evropës në tërësi. Njëkohësisht, u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe të Sllovakisë dhe Maqedonisë.

Siç theksojnë nga Kuvendi, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi temat aktuale ndërkombëtare që lidhen me Ukrainën dhe Iranin. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан