Milevski ka ftuar 25 lojtarë për ndeshjet me Letoninë dhe Armeninë
- Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski sot ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Letonisë në Riga (10 tetor) dhe Armenisë në Jerevan (13 tetor) të Ligës së kombeve.
Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski sot ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Letonisë në Riga (10 tetor) dhe Armenisë në Jerevan (13 tetor) të Ligës së kombeve.
Në listën e trajnerit Milevski për dy ndeshjet janë 25 lojtarët si më poshtë:
portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski dhe Igor Aleksovski;
mbrojtje: Visar Musliu, Nikolla Serafimov, Jovan Manev, Ezxhan Alioski, Bojan Dimovski, Ahmed Iljazovski, Stefan Ashkovski, Gjoko Zajkov dhe Andrej Stojçevski;
mesfushë: Enis Bardhi, Jani Atanasov, Tihomir Kostadinov, Elif Elmas, Isnik Alimi, David Babunski, Dimitar Mitrovski;
sulmi: Bojan Miovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov, Aleksandar Trajkovski, Lirim Qamili dhe Mario Ilievski.
Foto: MIA