Micotakis: Ballkani Perëndimor i përket Evropës
- Së shpejti ne të dy do të jemi në Mal të Zi për të diskutuar tema që lidhen me perspektivën e Ballkanit Perëndimor. Këmbëngulim që Ballkani Perëndimor t’i përkasë Evropës, por gjithashtu theksojmë se i gjithë ky proces duhet të jetë një proces autonom, i cili do të marrë parasysh edhe vullnetin e vendeve të Ballkanit për të respektuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe për t’u përputhur plotësisht me legjislacionin evropian, potencoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis nga Sofja në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar Rumen Radev, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 4 qershor 2026 (MIA) - Së shpejti ne të dy do të jemi në Mal të Zi për të diskutuar tema që lidhen me perspektivën e Ballkanit Perëndimor. Këmbëngulim që Ballkani Perëndimor t’i përkasë Evropës, por gjithashtu theksojmë se i gjithë ky proces duhet të jetë një proces autonom, i cili do të marrë parasysh edhe vullnetin e vendeve të Ballkanit për të respektuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe për t’u përputhur plotësisht me legjislacionin evropian, potencoi kryeministri grek Kirjakos Micotakis nga Sofja në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar Rumen Radev, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Mitsotakis shprehu kënaqësinë e tij që ishte lideri i parë evropian që vizitoi Bullgarinë pas fitores së Radev në zgjedhje dhe iu referua bashkëpunimit dypalësh, investimeve në ndërlidhje, rëndësisë së infrastrukturës nga Korridori vertikal, por edhe bashkëpunimit në mbrojtje.
"I nderuar Rumen, Greqia ishte në anën e Bullgarisë, duke mbrojtur hapësirën ajrore nga kërcënimet e mundshme që mund të vinin nga lindja, dhe mendoj se mund të ndërmarrim shumë hapa të tjerë tani që po marrim edhe pajisje të unifikuara mbrojtëse, për të përforcuar bashkëpunimin mbrojtës në dobi të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe në përgjithësi të aleancës së NATO-s, së cilës i përkasin të dy vendet", tha Micotakis.
Ai iu referua dhe rëndësisë së lidhjes energjetike midis dy vendeve, duke potencuar se Korridori vertikal "përmirëson ndjeshëm pozicionin gjeopolitik të të dy vendeve", pasi ato bëhen ofruese të sigurisë energjetike "për shumë vende të cilat ndodhen në veri të Greqisë dhe Bullgarisë", ndërsa për lidhjen e infrastrukturës, ai tha se vizioni i tij është "një korridor tokësor i cili do të përfshijë autostrada dhe linja hekurudhore, të cilat do të lidhin portet e Greqisë dhe do të shtrihen deri në Ukrainë". rq/
Foto: Kabineti i kryeministrit grek