Mickoski është në panik, opozita fitoi dyfish më shumë vota se pushteti
- Mickoski duhet të jetë në panik të madh meqë thirri konferencë për shtyp sonte për t'u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet, thuhet në kumtesën e LSDM-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Mickoski duhet të jetë në panik të madh meqë thirri konferencë për shtyp sonte për t'u lavdëruar se opozita ka fituar më shumë vota se partitë në pushtet, thuhet në kumtesën e LSDM-së të cilën MIA e publikon në formë integrale.
Madje edhe me të gjitha keqpërdorimet e mundshme të institucioneve dhe presioneve, kandidatët për kryetarë të komunave nga partitë opozitare fituan dyfish vota më shumë se kandidatët e partive në pushtet.
Opozita fitoi dyfish më shumë vota, 21.394 vota ndërsa pushteti vetëm 12.534 vota. Konkludimi është i qartë, pushteti i VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM humbi sonte dhe kjo është bindëse.
Foto МIА arkivi