• понеделник, 02 март 2026

Mickoski: Është lëshuar në përdorim qarkorja e rikonstruktuar në Kriva Pallankë, vazhdojmë me realizimin e investimeve kapitale për projekte të Korridorit 8

Mickoski: Është lëshuar në përdorim qarkorja e rikonstruktuar në Kriva Pallankë, vazhdojmë me realizimin e investimeve kapitale për projekte të Korridorit 8

 Kriva Pallankë, 1 mars 2026 (MIA) -    Në periudhën që vijon, këtu në Kriva Pallankë dhe në këtë pjesë të Maqedonisë, do të kalojnë disa qindra milionë euro investime – investime që do ta lidhin Maqedoninë me Korridorin 8 dhe me fqinjët, ndërsa Kriva Pallanka është pikë hyrëse e segmentit të Korridorit 8 në Maqedoni, tha sot në Kriva Pallankë kryeministri Hristijan Mickoski.

 Kryeministri Mickoski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, mori pjesë në vënien në funksion të qarkores së rinkstruktuar rrugore në Kriva Palankë, pjesë e Korridorit 8, porositi se projekte të tilla janë vlerë e shtuar si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë e Maqedonisë.

 

Kur flas për disa qindra milionë, para së gjithash e kam fjalën për fazën e tretë të hekurudhës, të cilën duhet ta fillojmë ta realizojmë, si dhe për përshpejtimin e fazës së dytë, gjë për të cilën foli edhe ministri dhe zëvendëskryeministri. Por po ashtu edhe infrastruktura rrugore nuk mbetet e anashkaluar, e parinovuar apo e parikonstruktuar, përkundrazi, ajo po rinovohet, po rikonstruktohet dhe po ndërtohen segmente të reja që duhet ta anashkalojnë hyrjen në Kumanovë për ata që duan të udhëtojnë drejtpërdrejt drejt lindjes, përkatësisht drejt Kriva Pallankës dhe fqinjit tonë lindor", tha kryeministri Mickoski, veçanërisht në këtë moment, thotë, gjatë ngjarjeve aktuale jo vetëm në Evropë por edhe më gjerë në botë. 

Prandaj, pres që i gjithë ky investim ta shndërrojë Kriva Pallankën në një qytet vërtet të pasur dhe dinjitoz, ku njerëzit do të jenë të lumtur dhe të kënaqur, do të kthehen ata që e kanë lënë Kriva Pallankën dhe do të mund ta vazhdojnë jetën këtu së bashku me familjet e tyre, diçka që është një qëllim të konsoliduar të përbashkët qeveritar. Njerëzit që, për arsye të kuptueshme, e kanë lënë Maqedoninë dhe shtëpitë e tyre, sot shohin se atje ku kanë shkuar, veçanërisht në pjesën e Evropës Perëndimore, gjendja nuk është ashtu siç e kishin pritur. Besoj se investimet e këtilla do të jenë motiv dhe do të mund t’i kthejmë njerëzit në shtëpi dhe këtu ta zhvillojmë ekonominë tonë maqedonase, sepse tani është momenti, duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet që nuk janë vetëm në Evropë, shohim edhe më gjerë se bota sot po kalon nëpër kohëra të trazuara.

 Kështu që, si Qeveri vazhdojmë të fokusohemi në realizimin e këtyre investimeve, të investimeve kapitale. Shumë herë kemi përmendur se Maqedonia është një shtet që praktikisht është kryqëzim i dy korridoreve shumë të rëndësishme evropiane, Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Lidhja rrugore, lidhja hekurudhore, madje edhe ajo energjetike, janë prioritet i kësaj Qeverie, gjë që e konfirmojnë edhe vetë rezultatet e rritjes së PBB-së dhe analizimi i këtyre investimeve.

 Do të vazhdojmë edhe më tej ta realizojmë këtë prioritet. Pres që shumë shpejt, madje që sot, gjithçka për të cilën kemi folur gjatë këtyre gati dy viteve të mandatit të kësaj Qeverie të realizohet.

 Prandaj, edhe një herë, qoftë me fat kjo rrugë e re e rikonstruktuar, qofshin me fat edhe të gjitha segmentet e reja të Korridorit 8 që do t’i realizojmë në periudhën që vijon, dhe në këtë mënyrë t’u përgjigjemi qytetarëve që i japin mbështetje kësaj Qeverie dhe që i japin mbështetje VMRO-DPMNE-së.

 

 Zëvendëskryeministri Nikolloski porositi se ky projekt, të cilin kjo Qeveri e filloi dhe e përfundoi brenda afatit të përcaktuar, është një shembull i punës së përgjegjshme, dhe ky projekt përfaqëson rehabilitimin e plotë të lidhjes rrugore me Bullgarinë.

Drejtori i NPRrSh-së, Koce Trajanovski, tha se ky projekt është një shembull i vërtetë se kur të gjithë organizohen mirë, projektet mund të realizohen  brenda afatit të caktuar.

Foto: MIA, Qeveria 

 

 

Остани поврзан