• сабота, 21 февруари 2026

Mickoski - Varns: Angazhimi i përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Mickoski - Varns: Angazhimi i përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Avancimi i bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë ishin temat për të cilat kanë biseduar sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së, Nikola Varns.

Për takimin informoi Mickoski përmes profilit të tij në Fejsbuk, duke theksuar se takimi ka kaluar në frymë miqësore dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

"Sot realizova takim me ushtruesen e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Uarns. Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në sferat me interes të ndërsjellë. Takimi kaloi në frymën e miqësisë, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve", publikoi kryeministri. bsh/

Foto: FB i kryeministrit Hristijan Mickoski

Остани поврзан