Mickoski: Sot shumë më mirë jetohet sesa që është jetuar para tre vjetëve dhe unë nuk besoj se për tre vjet nga sot do të jetohet shumë më mirë sesa sot
- Sot shumë më mirë jetohet sesa që është jetuar para tre vjetëve dhe unë nuk besoj se për tre vjet nga sot do të jetohet shumë më mirë sesa sot, ky është mesazhi i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes se opozita ka vërejtur se rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) është e i pamjaftueshëm. Kryeministri Mickoski theksoi se ndonjëherë nuk dëlshiron të komentojë atë që e përmend opozitën, sepse siç tha "kutohet, atë që e tha është tërësisht deklaratë e panevojshme dhe e paargumentuar".
Prilep, 10 shtator 2026 (MIA) - Sot shumë më mirë jetohet sesa që është jetuar para tre vjetëve dhe unë nuk besoj se për tre vjet nga sot do të jetohet shumë më mirë sesa sot, ky është mesazhi i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes se opozita ka vërejtur se rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) është e i pamjaftueshëm. Kryeministri Mickoski theksoi se ndonjëherë nuk dëlshiron të komentojë atë që e përmend opozitën, sepse siç tha "kuptohet, atë që e tha është tërësisht deklaratë e panevojshme dhe e paargumentuar".
"Në këtë rast mund të them vetëm se duke pasur parasysh se çfarë ka qenë gjendja në shtet para 25-6 muajve, atë që e kemi trashëguar me institucione të shkatërruar, ekonomi të plaçkitur, shtet të ulur në gjunjë, qytetarë të zhgënjyer dhe të demotivuar, mund të them se pavarësisht se sa shumë duan ta denigrojnë atë që po bën kjo Qeveri sot, të gjithë do të duhet të biem dakord se sot jetojmë shumë më mirë sesa tre vjet më parë, dhe ju premtoj se pas tre vjetësh do të jetojmë shumë më mirë sesa sot", deklaroi Mickoski.
Kryeministri Mickoski tha se ky është qëllimi i Qeverisë dhe ata janë të motivuar për të realizuar projekte, investime, që qytetarët mund t'i shohin dhe që kontribuojnë në një standard dhe jetë më të mirë.
"Ne frymëzohemi tërësisht nga mbështetja që marrim nga qytetarët dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë, që gjithçka është ideale - nuk është. Se ka gabime - ka, kush punon e di dhe ndonjëherë bën gabime, por se është shumë më mirë sesa tre vjet më parë, të gjithë duhet të biem dakord se është", tha Mickoski pas hapjes së fabrikës së re "VIK" në ZZHTI në Prilep. mb/
Foto: MIA