• среда, 08 април 2026

Mickoski: Situata me karburantet në këtë moment është e qëndrueshme, nuk ka nevojë për kufizime

Mickoski: Situata me karburantet në këtë moment është e qëndrueshme, nuk ka nevojë për kufizime

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) – Situata në këtë moment është e qëndrueshme, kemi strategji dhe qytetarët dhe biznesi nuk duhet të shqetësohen dhe të frikësohen sepse ka të siguruara sasi të naftës dhe derivateve dhe në këtë moment nuk ka nevojë për kufizime, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për media në të cilën bëri të ditur se me vendimin në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë sot janë ulur akcizat për dizelin dhe për benzinën pa plumb dhe po vazhdon ulja e TVSH-së prej 18 deri në 10 për qind për karburantet deri në fund të gjendjes së krizës. 

Mickoski theksoi se konsumi javën e kaluar ka arritur 2 milionë litra rekord për një ditë (rreth 75 për qind dizel dhe rreth 25 për qind benzinë pa plumb) dhe se, është i ashpër presioni në kufirin verior, perëndimor dhe jugor ku konsumi në disa pompa të benzinës është edhe trefishuar sepse qytetarë nga shtete të tjera vijnë që t’i mbushin rezervuarët. 

“Në këtë moment, nuk ka nevojë për asnjë kufizim sepse në bisedat me tregtarët dhe furnizuesit, mora siguri se nuk ka rrezik të rrezikohen konsumatorët vendas, megjithëse konsumi është rritur nga 1,5 milionë në 2 milionë litra në ditë. Shpresoj që të mbetet kështu dhe që gjithçka që po ndodh në Gjirin (Persik) të ndalet dhe situata në botë të normalizohet, domethënë, regjimi në Iran do të ndalojë së penguari të drejtën natyrore të tregtisë së vendeve të Gjirit dhe furnizimin në kohë të konsumatorëve të tjerë me naftë dhe derivate të naftës nga Gjiri”, tha Mickoski.

Në pyetjen se a pritet presion i rritur në pompat tona të benzinës nga shtetas të huaj, ai u përgjigj se pritet presion i shtuar nga Serbia ku aty para Pashkëve do të përfundojë periudha dyjavore e rregulluar, si dhe nga ajo si do të jenë çmimet në bursa nga e marta. Gjatë kësaj theksoi se disa aeroporte nga vendet fqinje nga Maqedonia marrin kerozinë, si për shembull aeroporti në Prishtinë i cili në tërësi furnizohet me kerozinë nga vendi ynë. 

Theksoi se si shtet deri në këtë moment përballemi ashtu siç presin qytetarët nga Qeveria dhe se tregojnë proaktivitet në vend të retroaktivitetit. 

“Po marrim masa, po monitorojmë situatën, po zgjidhim sfidat në baza ditore, ndërsa për sfidat e mëdha do të kemi vendime dhe plan dhe një strategji”, tha Mickoski, duke theksuar se çmimi i karburanteve në vendin tonë është më i ulëti në rajon, përfshirë edhe në Evropë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан