• петок, 20 февруари 2026

Mickoski: Protestat e LSM-së kanë prapavijë politike, Trendafilov është përfaqësues i opozitës

Mickoski: Protestat e LSM-së kanë prapavijë politike, Trendafilov është përfaqësues i opozitës

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Protestat e LSM-së kanë prapavijë politike, të ilustruar, motivuar dhe të inspiruar nga opozita, ndërsa Sllobodan Trendafilov është vetëm përfaqësues. Këtë opinioni publik këtyre ditëve do shohë nga ajo që ne e posedojmë për shkak se meriton të dijë se cilët janë personat që i bllokojnë rrugër dhe çfarë llidhje kanë me liderët e partive politike, do të shohë se janë aktivistë partiakë, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Sipas tij, opozita ka gjetur përfaqësues tek lideri sidikal Sllobodan Trendafilov që të mos ketë partizim të kërkesave për rritje të pagave.

"Kjo është legjitime nëse mendojnë se kështu do t'i shkaktojnë dëm Qeverisë, ne do të luftojmë me atë që ta dëshmojmë të kundërtën dhe se kjo nuk është kështu. Atë që Qeveria mund ta bëjë është që t'i shfrytëzojë mekanizmat ligjorë dhe tani pagat të nivelizohen, gjegjësisht do të rritet paga minimale konform ligjit, ndërsa si punëdhënës Qeveria ka arritur marrëveshje me kolegët e saj dhe pothuajse 99 pë qind e të punësuarve, që janë kolegë tanë, ne kemi marërveshje kolektive deri në vitin 2028", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas vendosjes së gur-themelit të sallës sportive në SHFK "Dimo Haxhi Dimov" në lagjen Vllae, Komuna e Karposhit.

Siç tha, një nga kolegët e Sllobodan Trendafilov para disa ditëve në konferencë për shtyp me të në Qeveri ka qenë dukshëm i kënaqur dhe ka thënë se ka arritur marrëveshje historike , ndërsa dy ditë me vonë është solidarizuar me trendafilov "dhe sërisht i keqtrajton qytetarët e Shkupit duke menduar se nëse përmes LSM-së i paraqesin kërkesat politrike të opozitës, do të fitojnë simpati tek qyetarët".

"Mendoj se strategjia e tyre është e pasuksesshme. Kërkesat janë brenda institucioneve, për këtë ekziston një Këshill Ekonomik dhe Social, prandaj ka një dialog dypartiak dhe ka bisedime. Jemi të gatshëm të negociojmë, të ulemi dhe të diskutojmë Marrëveshjen e përgjithshme kolektive të skaduar dhe të arrijmë një zgjidhje përfundimtare", shtoi kryeministri.

I pyetur për një koment në lidhje me reagimin e Trendafilov, i cili dje kërkoi që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria të ndërmarrin veprime kundër Dafina Stojanovskës, dhe që Parlamenti t'i heqë imunitetin parlamentar sepse publikoi një video të fëmijëve të tij të mitur, Mickoski u përgjigj se kryetari i LSM-së duhet t'i kërkojë falje deputetes së VMRO-DPMNE-së për fyerjet dhe të mësohet me faktin se si figurë publike është subjekt i kritikave publike. mb/

Foto: MIA

Фото: МИА

Остани поврзан