Mickoski: Porositë e Marko Rubios nga Konferenca e sigurisë e Munihut janë sinjale të qarta për të gjithë aleatët, si Qeveri, vazhdojmë me përkushtim ta përforcojmë vendin tonë në komunitetin transatlantik
- Porositë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio nga Konferenca e Munihut e sigurisë janë sinjale të qarta për të gjithë aleatët, bota tashmë nuk funksionon sipas rregullave të vjetra. Si Qeveri, vazhdojmë ta përforcojmë me përkushtim vendin tonë në komunitetin transatlantik. jemi të gatshëm t'u përgjigjemi sfidave, ta modernizojmë mbrojtjen tonë dhe të sigurojmë të ardhme të sigurt përqytetarët tanë, kumtoi kryeministri Hristian Mickoski nga Munihu.
Shkup, 14 shkurt 2026 (MIA) - Porositë e sekretarit amerikan të Shtetit, Marko Rubio nga Konferenca e Munihut e sigurisë janë sinjale të qarta për të gjithë aleatët, bota tashmë nuk funksionon sipas rregullave të vjetra. Si Qeveri, vazhdojmë ta përforcojmë me përkushtim vendin tonë në komunitetin transatlantik. jemi të gatshëm t'u përgjigjemi sfidave, ta modernizojmë mbrojtjen tonë dhe të sigurojmë të ardhme të sigurt përqytetarët tanë, kumtoi kryeministri Hristian Mickoski nga Munihu.

Mickoski prej dje po qëndron për vizitë disaditëshe në Republikën Federale të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e 62-të të sigurisë, ku, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do ta riafirmojë prëcaktimin e shtetit për proces të drejtë dhe të parashikueshëm të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushtëzime të tjera.
"Porositë e Marko Rubios nga Konferenca e sigurisë e Munihut janë sinjale të qarta për të gjithë aleatët, bota tashmë nuk funksionon sipas rregullave të vjetra. SHBA-ja dhe Evropa mbeten të lidhura në mënyrë të pandashme, por të ardhmen do ta ndërtojmë përmes seriozitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Si Qeveri, vazhdojmë ta përforcojmë me përkushtim vendin tonë në komunitetin transatlantik. Jemi të gatshëm t'u përgjigjemi sfidave, ta modernizojmë mbrojtjen tonë dhe të sigurojmë të ardhme të sigurtpër qytetarët tanë", kumtoi Mickoski në Fejsbuk.

Kryeministri Mickoski në Munih është i shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. ab/
Foto: Fejsbuk