Mickoski: Porosia për Pashkët na bën thirrje të ngrihemi shpirtërisht dhe të kapërcejmë të gjitha përçarjet
- – Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi urim të gjithë të krishterëve të cilët i festojnë Pashkët katolike sipas kalendarit gregorian në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë, duke theksuar se kjo festë është më e madhja dhe më e gëzueshmja në besimin e krishterë.
Shkup, 5 prill 2026 (MIA) – Kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi urim të gjithë të krishterëve të cilët i festojnë Pashkët katolike sipas kalendarit gregorian në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë, duke theksuar se kjo festë është më e madhja dhe më e gëzueshmja në besimin e krishterë.
“Pashkët janë festa e shpresës dhe e fitores së jetës mbi vdekjen. Lajmi i Ngjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht le t'ju mbushë zemrat me besim, paqe, dashuri dhe forcë të re. Kjo ditë e ndritshme le të sjellë shëndet, bekime dhe gëzim në secilën prej shtëpive dhe familjeve tuaja. Mesazhi i Pashkëve na bën thirrje të ngrihemi shpirtërisht dhe të kapërcejmë të gjitha përçarjet”, thekson Mickoski.
Në këto kohë sfidash, siç thotë kryeministri “të gjithë ne jemi ftuar ta shtrijmë dorën, të qëndrojmë krah për krah dhe bashkërisht ta ndërtojmë shtëpinë tonë të vetme – Maqedoninë”.
“Vetëm nëpërmjet tolerancës, bashkimit, kohezionit, humanitetit dhe respektit të ndërsjellë mund të kontribuojmë maksimalisht për shtet më të mirë dhe më të drejtë dhe një atdhe të begatë në të cilin çdo qytetar do të ketë mundësinë për një jetë dinjitoze, një të ardhme të sigurt dhe përparim ekonomik. Le të na frymëzojë fryma e kësaj feste të ndërtojmë ura mirëkuptimi, të forcojmë besimin e ndërsjellë dhe të punojmë së bashku për ta bërë vendin tonë edhe më të bukur, më të suksesshëm dhe mbi të gjitha më të lumtur, si për të gjithë ne ashtu edhe për gjeneratat e ardhshme”, thekson kryeministri Mickoski në urimin që postoi në Fejsbuk. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s