• вторник, 30 декември 2025

Mickoski paralajmëroi 150 automjete të reja për Ndihmë të Mjekësore Urgjente në të gjithë Maqedoninë

Mickoski paralajmëroi 150 automjete të reja për Ndihmë të Mjekësore Urgjente në të gjithë Maqedoninë

 Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në promovimin e automjeteve të reja të policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, paralajmëroi se shërbimet e Ndihmës së Shpejtë në të gjithë vendin do të rinovohen me automjete të reja. Sipas kryeministrit, në dy vitet e ardhshme do të dorëzohen gjithsej 150 automjete.

"Gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria ka vendosur të blejë 100 automjete për ndihmë mjekësore urgjente dhe vlera e këtij projekti është, mendoj, rreth 7.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2027 do të furnizohen edhe 50 të tjera, si rezultat i një donacioni. Pra diku rreth 150 automjete të reja për ndihmë mjekësore urgjente do të kenë shtëpitë e shëndetit", deklaroi Mickoski.

 Kryeministri theksoi se me dekada nuk është investur në shërbimet e ndihmnës mjekësore urgjente dhe theksoi se në Shkup për momentin funksionojnë vetëm shtatë automjete të mirëmbajtura, ndërsa në shumë qytete në Maqedoni nuk ka asnjë automjet të mirëmbajtur për raste urgjente.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан