• понеделник, 06 април 2026

Mickoski për protestën e paralajmëruar për provimin e jurisprudencës: Mbështetet nga një parti opozitare e cila për 20 vite nuk arriti ta zgjidhë këtë çështje

Mickoski për protestën e paralajmëruar për provimin e jurisprudencës: Mbështetet nga një parti opozitare e cila për 20 vite nuk arriti ta zgjidhë këtë çështje

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) - Pas paralajmërimit për marsh protestues nesër para Ministrisë së Drejtësisë me të cilin siç u paralajmërua, pjesëmarrësit do të shprehin pakënaqësi për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës, përkatësisht pamundësinë për ta dhënë atë në gjuhën shqipe, kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje që "të mos lejojnë të bëhen mjet në duart e një partie politike e cila ende jeton në shekullin e kaluar".

Deri te kandidatët që duhet të japin provimin, ai me porosi se do të gjendet zgjidhje e përshtatshme edhe për këtë çështje.

"Fatkeqësisht, kjo protestë mbështetet fuqishëm nga një parti politike opozitare e cila më shumë se 20 vite nuk ka arritur ta zgjidhë këtë çështje dhe tani është hipokrizi të komunikosh me publikun në këtë mënyrë", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë shtypi kushtuar masave të reja për uljen e çmimeve të karburanteve.

Ai theksoi se qeveria e mëparshme miratoi Ligjin për gjuhët që siç tha "u kontestua para Gjykatës Kushtetuese dhe pikërisht pjesa që ka të bëjë me gjyqësorin".

"E dini se për atë ligj kemi një mendim negativ nga Komisioni i Venecias i cili thotë se duhet të braktiset dygjuhësia në jurisprudencë, sepse ka sfida që më së shpeshti lidhen me sundimin e ligjit. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ne si Qeveri kemi formuar grup ekspertësh të cilët po punojnë për zgjidhje që do të jetë edhe kushtetuese, por edhe konform me standardet ndërkombëtare. Ashtuqë unë i siguroj studentët, se siç është gjetur zgjidhje për shumë sfida dhe për shumë dështime nga e kaluara edhe për këtë do të gjendet zgjidhje e përshtatshme. Mendoj se ata tashmë e dinë këtë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që ende jeton në të kaluarën", tha Mickoski.

Foto: MIA

Остани поврзан