Mickoski: Opozita është e humbur në kënetën e saj politike
- Kemi një opozitë që është e humbur në kënetën e saj politike dhe po përpiqet të gjejë ndonjë kashtë shpëtimi përmes sulmeve ad hominem, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar akuzat e opozitës për përdorimin e aeroplanit qeveritar.
Shkup, 19 shkurt 2026 (MIA) - Kemi një opozitë që është e humbur në kënetën e saj politike dhe po përpiqet të gjejë ndonjë kashtë shpëtimi përmes sulmeve ad hominem, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar akuzat e opozitës për përdorimin e aeroplanit qeveritar.
Mickoski theksoi në emisionin "Vetëm një intervistë" në TV Kanal 5 se kushdo që kishte nevojë dhe ndiqte protokollin përdori aeroplanin qeveritar.
Tani, thotë Mickoski, ata do të duhet të kërkojnë falje përsëri, janë dënuar disa herë si parti politike për shpifje dhe gënjeshtra.
Ai theksoi se në 20 muajt e fundit nuk ka dëgjuar asgjë nga opozita përveç gënjeshtrave dhe fyerjeve personale. "Ne si opozitë kishim politika që i ofronim si zgjidhje", tha Mickoski. sa/
foto: MIA arkivi