Mickoski në takim me menaxhmentin e gjigantit gjerman "Shvarc grup", kanë biseduar për investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës në vend
- Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, në kuadër të Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih, zhvilloi takim pune me menaxhmentin e gjigantit gjerman "Shvarc grup", nën ombrellën e të cilit veprojnë berndet e famshme botërore "Lidël" dhe "Kaufland".
Shkup, 13 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, në kuadër të Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih, zhvilloi takim pune me menaxhmentin e gjigantit gjerman "Shvarc grup", nën ombrellën e të cilit veprojnë berndet e famshme botërore "Lidël" dhe "Kaufland".

Siç informoi kryeministri në rrjetet sociale, kanë biseduar për planet e tyre për investime, hapjen e vendeve të reja të punës dhe modernizimin e sektorit tregtar në vendin tonë.
"Po hapim dyert për kompanitë vendase që të plasojnë produktet e tyre në rrjetet e mëdha evropiane.
Vazhdojmë të flasim dhe të tërheqim kompani të njohura botërore, të cilat besojnë në potencialin e shtetit tonë!, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Kryeministri Mickoski nga sot po qëndron për vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku po marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih, në të cilën, siç njoftoi shërbimi qeveritar për shtyp, ai do të riafirmojë përcaktimin e shtetit për një proces të parashikueshëm dhe të drejtë të integrimit në Bashkimin Evropian, pa kushte shtesë dypalëshe.
Mickoski shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në kuadër të konferencës, shefi i Qeverisë do të zhvillojë disa takime dypalëshe me liderë evropianë, përfaqësues të lartë dhe drejtues të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë. Bisedimet, siç informojnë nga Qeveria, do të përqendrohen në stabilitetin gjeopolitik rajonal dhe rolin e Maqedonisë së Veriut si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe anëtar aktiv i NATO-s.
Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me shefa të shteteve dhe qeverive, paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit