Mickoski nga Kisella Voda: Zgjerohet SHFK “Nevena Georgieva – Dunja”, po i përmbushim premtimet e dhëna para qytetarëve
- Është gjithmonë kënaqësi kur inspektojmë projekte të këtij lloji, siç është ky, zgjerimi i një shkolle për më të vegjlit, për nxënësit. Kjo është pjesë e thelbit të politikave që i udhëheq kjo Qeveri dhe është mirë që dhjetëra objekte të tilla, së bashku me kopshtet dhe objektet për arsimin parashkollor, janë qindra objekte të tilla, që po ndërtohen në mbarë vendin, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA)- Është gjithmonë kënaqësi kur inspektojmë projekte të këtij lloji, siç është ky, zgjerimi i një shkolle për më të vegjlit, për nxënësit. Kjo është pjesë e thelbit të politikave që i udhëheq kjo Qeveri dhe është mirë që dhjetëra objekte të tilla, së bashku me kopshtet dhe objektet për arsimin parashkollor, janë qindra objekte të tilla, që po ndërtohen në mbarë vendin, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
“Edhe unë jam vërtet i kënaqur që shoh se të gjitha këto po përparojnë. Ja, me kryetaren e komunës biseduam që me fillimin e vitit të ri shkollor edhe ky zgjerim duhet të përfundojë dhe të vihet në funksion, këto 560 metra katrorë. Ajo që është mirë është fakti se me të gjitha këto aktivitete ndërtimore, me të gjitha këto investime kapitale, ne praktikisht po e zgjidhim problemin akut të mungesës së hapësirës për nxënësit atje ku është e nevojshme. Tani, pyetja e dytë është se atje ku kemi tepricë hapësire dhe më pak nxënës, duhet të shohim dhe të gjejmë mënyra në vitet që vijnë se si të zgjidhet kjo çështje”, tha ai.

Por sidoqoftë, shton kryeministri do të doja t’i uroj kryetares së komunës, ministres, anëtarëve të Këshillit, administratës së Komunës së Kisella Vodës, si dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre, që ky objekt të bëhet ajo që është sot, gjegjësisht të ndërtohet, të vihet në përdorim, dhe dëshiroj që edhe shumë objekte të tilla të realizohen në të ardhmen.
“Ky është thelbi, të ndërtojmë më mirë, sepse kjo është ajo që presin qytetarët dhe të përmbushim premtimet që ua kemi dhënë”, tha ai.
Foto: MIA
Video: Qeveria