• петок, 20 февруари 2026

Mickoski: Nevojiten ndryshime ligjore që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në shqip dhe gjuhët e të gjitha popujve nga Preambula

Mickoski: Nevojiten ndryshime ligjore që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në shqip dhe gjuhët e të gjitha popujve nga Preambula

Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është çështje që duhet të zgjidhet në thelb dhe ekskluzivisht në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore të zgjerimit të ShFK "Nevena Georgieva - Dunja" në Komunën e Kisella Vodës, ai sqaroi se ligji aktual nuk lejon një lloj të tillë provimi, por shprehu gatishmëri për ta rregulluar atë jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e të gjithë popujve nga Preambula.

"Duhet të shikojmë thelbin për të arritur një zgjidhje. Kushtetuta është e qartë dhe precize dhe Kushtetuta thotë se gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase, por gjithashtu, në këtë rast, gjuhë zyrtare është edhe shqipja, pra bashkësia e cila është më shumë se njëzet për qind. Ky është Amendamenti 5 i cili praktikisht zëvendëson nenin 7 të Kushtetutës dhe në një pjesë të atij Amendamenti 5, qëndron qartë se komunikimi në institucionet e administratës shtetërore mund të zhvillohet edhe në gjuhën, në rastin e komunitetit i cili është më shumë se njëzet për qind, pasi të përcaktohet me ligj", theksoi Mickoski.

Ai shprehu gatishmëri për ta rregulluar këtë me ligj për të gjitha gjuhët e të gjitha pjesëve dhe popujve të përmendur në Preambulë sepse, siç theksoi, Kushtetuta thotë se në njësitë e vetëqeverisjes lokale, ku kemi një kombësi që është më shumë se 20 për qind të numrit të përgjithshëm, komunikimi me njësitë rajonale të ministrive dhe atij nacionaliteti zhvillohet në gjuhën e tyre amtare.

Sipas tij, është e nevojshme të bëhet ligj që do t'i dërgohet Komisionit të Venecias i cili do të japë mendimin e tij nëse është në përputhje me Kushtetutën apo jo.

"Fakt është se kur u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, Komisioni i Venecias në pjesën e jurisprudencës dha mendim negativ. Ky është fakt. Edhe kjo duhet të përmendet. Kur jepet një anamnezë, duhet të merren parasysh të gjithë parametrat. Por, këtu, ekziston vullneti politik nga ana ime që të ulemi, të rregullohet në përputhje me ligjin dhe nesër do t'i ftoj njerëzit që e ngritën temën e kësaj çështje në opinion. Dua të diskutojmë të gjitha këto fakte që tani i shpjegova shkurt, në mënyrë që të arrijmë zgjidhje", tha Mickoski.

Qëllimi i kësaj Qeverie, theksoi ai, është ta zhvillojë Maqedoninë që qytetarët të jetojnë më mirë, që ne të ecim përpara dhe një ditë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe që vendi të mos ketë nevojë vetëm për politikë.

Lidhur me zgjedhjen e Prokurorit publik të shtetit, Mickoski theksoi se nuk ka favorit dhe se pret që Këshilli i prokurorëve publikë të deklarohet dhe pastaj, siç thotë do të prononcohen si Qeveri.

Foto: MIA

Остани поврзан